Fillon verifikimi i votave të diasporës, partitë nuk po e vëzhgojnë procesin

17 tetor 2021 | 13:15

Në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendet komunale.

Por, këtë ditë më parë e ka bërë edhe diaspora.

Derisa qytetarët në Kosovë po votojnë, votat e mërgimtarëve tashmë kanë filluar të verifikohen.

Lajmin e ka bërë me dije Arbnor Mjeku nga organizata “GERMIN”.

Ai në një prononcim për “lajmi.net” ka thënë se do të verifikohen mbi 5 mijë e 600 zarfe me vota, derisa ka theksuar se partitë politke nuk kanë dërguar vëzhgues të këtij procesi.

“Sot ka filluar verifikimi i votave nga jashtë. Organizata ‘GERMIN’ është e vetmja që po monitoron këtë proces deri më tani. Kjo vlen të theksohet pasi që asnjë parti nuk ka dërguar vëzhguesit e tyre. Do të verifikohen 5 649 zarfa me fletëvotime. Pritet që brenda 3-4 ditëve të përfundoj i gjithë procesi i verifikimit”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet lokale të sotme në garë për kryetarë komunash janë 166 kandidatë, në 38 komuna të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar në shkollën…