Fillon zbatimi i projektit për emërtimin e rrugëve në Prizren
02 dhjetor 2018
| 16:20
Në qytetin e Prizrenit ka filluar implementimi i projektit për emërtimin e rrugëve. Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit ky projekt është zvarritur për dy vjet me radhë, për ta lënë Prizrenin si qyteti i fundit në Kosovë që ende nuk i ka të shënjuara rrugët.
“Pas kompletimit të procedurave të nevojshme, sipas planit dinamik projekti parashihet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Projekti filloi me rrugën ‘Adem Jashari’, pikërisht më 28 nëntor, në ditëlindjen e tij. Emërtimi i rrugëve të komunës, përveçse ndihmon në organizimin e qytetit është edhe njëri ndër kushtet për liberalizim të vizave të kërkuara nga BE-ja”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prizrenit.