Filluan gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve
Kanë filluar gjashtë ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja kryesore është ajo në mes Real Madridit dhe Interit në Grupin B. “Mbretërit” janë në kërkim të fitores së parë në garën më të fortë në futboll, kurse mysafir i tyre është Interi. Përveç dy dështimeve në këtë edicion, Reali pësoi edhe dy humbje nga Manchester City në edicionin e kaluar dhe është në katër ndeshje pa fitore. Pavarësisht prej faktit se Reali është në pozitën e fundit në grup, synim i tij është që fillimisht ta fitojë ndeshjen e sotme dhe më pas ta sigurojë edhe kualifikimin për fazën e ardhshme, raporton “Epoka e re”.
Në anën tjetër, Interi, i cili në edicionin e kaluar shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ka shpresuar në një fillim më të mirë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, por ndaj Moenchengladbachut luajti (2-2) dhe ndaj Shakhtarit (0-0).
Grupi A
Lokomotiv M. – Atletico Madrid 1-1
Salzburg – Bayern M.
Tabela
- Bayern M. 2 6 pikë
- Atletico M. 3 4
- Lokomotiv M. 3 2
- Salzburg 2 1
Grupi B
Shakhtar D. – B.Moenchengladbach 0-6
Real Madrid – Inter
Tabela
- Moenchengladbach 3 5 pikë
- Shakhtar 3 4
- Inter 2 2
- Real Madrid 2 1
Grupi C
Porto – Marseille
Manchester City – Olympiacos
Tabela
- Man City 2 6 pikë
- Porto 2 3
- Olympiacos 2 3
- Marseille 2 0
Grupi D
Atalanta – Liverpool
Midtjylland – Ajax
Tabela
- Liverpool 2 6 pikë
- Atalanta 2 4
- Ajax 2 1
- Midtjylland 2 0
(V.Z / Epoka e re)