Filluan punimet në dy projekte infrastrukturore në Skenderaj
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri dhe Kotorr – Qubrel, investime të MIT.
Ministri Lekaj ka thënë se ndihet mirë se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe anë e kënd Kosovës.
Ai ka shtuar se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe tërë Kosovën pa dallim bindjesh politike, sepse këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin.
Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro.
Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.
/Epoka e re/