Filluan punimet në ndërtimin e rrugës në zonën turistike prej Epopesë së UÇK-së deri te Maja e Shkodranit
13 gusht 2019
| 14:33
Të martën kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës në zonën turistike, konkretisht prej Epopesë së UÇK-së deri te Maja e Shkodranit, aty ku ranë heroikisht dëshmorët e Rahovecit. Në këtë rrugë të gjatë 3.3 kilometra është i paraparë edhe një shteg për çiklizëm.
Projekti që kap vlerën e 175,085.92 eurove është në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila e mbështet me 95,000 euro. “Turizmi është sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mundësi e re për të rritur investimet në Rahovec. Ne jemi të përkushtuar të punojmë për këtë qëllim”, ka thënë kryetari i komunës Smajl Latifi.