Filluan punimet në rrugën “Besim Telaku” në Prizren
19 tetor 2022
| 12:22
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se projektet kapitale në këtë komunë po vazhdojnë konform kërkesave të qytetarëve.
“Në kuadër të projektit ‘Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit’, sot, filluan punimet në infrastrukturën rrugore (asfaltim, kanalizim dhe ujësjellës) të rrugës ‘Besim Telaku’ (ish Euromarketi – Ortakoll, Prizren). Do të punohet në mënyrë efikase që projekti të përfundojë sa më shpejtë, pasi, këto projekte janë të një rëndësie të veçantë për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës dhe e lehtësojnë jetën e tyre”, ka njoftuar Totaj.