Filluan punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan
21 gusht 2019
| 16:18
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuqan i Klinës, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Ministri Pal Lekaj, i ka premtuar kryetarit Elezi dhe banorëve të Klinës, se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.
Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT-ja e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës.
/Epoka e re/