Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë
12 mars 2024
| 16:34
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.