Filluan punimet për renovimin e zyrave të AKP-së
Të premten është realizuar vizitë e përbashkët pune në objektin e ish-ndërtesës Rilindja në mes të Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) lidhur me fillimin e punimeve në renovimin e një pjese të hapësirës së ish-ndërtesës Rilindja për nevoja administrative për zyre për zyrtarët e AKP-së.
Në vizitë ishte ministri Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar me bashkëpunëtorë, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj me bashkëpunëtorë me ç’raste inspektuan fillimin e punimeve.
Këto objekte do të akomodojnë stafin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga Zyra Qendrore dhe Zyra Rajonale e AKP-së në Prishtinë, gjithashtu këto objekte do të ofrojnë hapësire të mjaftueshme për arkivimin e të gjitha dokumenteve administrative të ish Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim.