Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në Oscar
Filmi “Ajo” është një nga nëntë filmat finalist në Festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 shtator deri më 7 tetor 2018.
Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente. Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2 000 filma prej të cilëve nëntë përzgjidhen finalistë të festivalit. Filmat finalistë shfaqen për një javë në kinema në “Los Angeles” dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar.
Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për ta shpëtuar vetën dhe nënën e saj.
Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora etj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalistë ishin dy filma të cilët u nominuan për çminim Oscar, filmi “Shok” dhe “Bear Story”.