Filmi “Gardhi” shfaqet premierë në Palm Springs të ShBA-së
22 qershor 2018
| 11:44
Nën regjinë e Lendita Zeqirajt dhe me prezencën e aktorëve Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj, filmi “Gardhi” sot pati premierën botërore në festivalin e njohur të Palm Springsit.
‘Palm Springs International Short Film Festival’ është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat të suksesshëm të regjisorëve të rinj.
Shumë e lumtur me këtë premiere ishte regjisorja Zeqiri e cila para publikut sjelli rrëfimin e sajë rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm.
‘Gardhi’ është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
/Epoka e re/