Filmi kosovar “Vera andrron detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio
Filmi “Vera andrron detin” i regjisores znj. Kaltrina Krasniqit ka fituar çmimin kryesor “Grand Prix” në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio
Historia e filmit paraqet përditshmërinë e qetë të personazhit kryesor – Verës, e cila çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj, që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë, të cilët pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.
Producent është Shkumbin Istrefi, ndërsa filmi përbëhet prej një kasti aktorësh, ku bëjnë pjesë; Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj e disa të tjerë.
I ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti mbrëmë ka ndjekur ndarjen e çmimeve kryesore të “Tokyo International Film Festival” ku me këtë rast, në emër të regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi ka pranuar çmimin Grand Prix.