Filmi me Jennifer Lopezin ndalohet në Malajzi
23 shtator 2019
| 11:49
Një film në lidhje me striptizeret ku interpreton Jennifer Lopezi është ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së tepruar të tij të pahijshme”.
Bordi i censurimit të filmit në vend ka njoftuar se gjokset e zhveshura, vallet erotike dhe skenat që paraqesin drogë e bëjnë filmin “Hustlers” jo të përshtatshëm për shfaqjen publike.
Square Box Pictures, kompania distribuuese për Malajzi, konfirmoi ndalimin. Aktualisht ky film po ngjitet lart në listën e arkave filmike në ShBA.