Filmoi nga ajri me dron, pretendon se ka regjistruar një krokodil shtatë metra
08 nëntor 2019
| 11:32
Një burrë që po filmonte nga ajri me dron ka arritur ta regjistrojë një pamje të pazakontë, një krokodil shtatë metra të gjatë në ujërat e njelmëta, që mund të konsiderohet si krokodili më i madh që ndonjëherë është filmuar.
David Brockwell ishte në përfundim të montimit të videos pasi kishte filmuar nga ajri me dron, por gjatë procesit vërejti diçka të pazakontë, aty pa se ishte një krokodil gjigant në rërë.