Filozofia e shkollës për orientim kombëtar për vetëvendosje dhe pavarësi
Prof. dr. Hakif Bajrami
Nga shkolla kombëtare e Prekazit për progres kombëtar deri në liri, vlera historike dhe filozofike-kombëtare e luftës së UÇK-së 1991-1999 nuk guxon të nëpërkëmbet (2)
Përkrahësit e këtij drejtimi filozofik janë diku në gjysmë të rrugës për ta shpjeguar bazamentin e neoluftës. Kjo shkollë, në shikimin e parë tërë çështjen, vërehet strukturalist se nuk e ka vendosur drejt ende. Përplasjet që janë dhe do t’i kemi, duhet të konceptualizohen se lufta e drejtë, qoftë ajo mbrojtëse qoftë ajo ofensive, e që ka karakter çlirimtar, duhet të vihet në fronin që e meriton në shkencë. Fundi kësaj shkolle doktrinare gjeostrategjike dhe gjeopolitike ende nuk është shpërblyer me vlerën objektive, sepse në esencë kjo shkollë respekton doktrinën shpirtërore dhe taktikën e shoqërisë së vendosur për luftë të drejtë dhe për sakrifica, për të dalë nga terri i shoqërisë konfliktuoze-gjenocidale, që planifikon okupatori në çdo kohë dhe rrethanë. Kjo shkollë disi me epërsi stilizuese është kah e nënçmon strategjinë ushtarake të UÇK-së dhe prej saj, jo, por për së jashtmi është e akuzuar dhe e ndrydhur tmerrësisht, gjithnjë duke iu frikuar modelit që mos të metastazojë. (Shikoni vendet e BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën, pse hezitojnë, sepse i kanë nga 2-4 Kosova brenda!!).
Sepse për ndryshe nga kundërshtarët duhet të pranohet objektivi i drejtësisë universale për popujt e kolonizuar, të cilët me Rezolutën e OKB-së më 1960-n, duhet të çlirohen. E tërë lufta që zhvillohet hapur kundër UÇK-së me metateza të çuditshme, na ka vënë sot në një pozicion që duhet disi prapë të mbrohemi. Dhe këtu paleoluftëtarët e shohin shansin e tyre të na kthejnë prapa. Kjo fotamorganë politike disi edhe nga disa “analistë” analfabet e të shqiptarët të tillë ka për eksport, po shpjegohet dhe po sulmohet lufta e drejt si fantazi, sepse sipas tyre pa “faktorin e jashtëm nuk do të kishim asgjë”. Ky nihilizëm që nuk e njeh faktorin e brendshëm si primar, dhe faktorin e jashtëm se si lehtësim, kurrë nuk do ta kuptojë të vërtetën. E pra, jo vetëm sot, por edhe dje, pjesa më e madhe e shoqërisë “kosovare” po shihet sikur nuk dinë çka do të dëshiron nesër, sepse në saje të moralizimit të sjelljeve komode dhe servile, ka mundësi të kalkulohet, të metrifikohet dhe gjithnjë është në luftë për të blerë kohë duke shpresuar që të barazohet ai që ka derdhë gjak me të që ka sabotuar luftën, madje publikisht dhe me kërcënime.
Kjo shkollë nuk është e vetëdijshme se duke “blerë kohë”, për pjesëmarrje në luftë me fraza, “në liri për lirinë”, nëpër kafene po provon në shkallë injorante për të na kthyer në kornizat e “Helsinkit” 1975, të cilat korniza sot janë bërë copë e grimë. Kështu logjika e luftës së drejtë ia vlen të popullarizohet, për ta ndërtuar në shkollë aksiologjike kauzale të civilizimit. Po, do të ketë neolufta kundërshtarë të “nderuar”, sepse ma në fund duhet të “merremi vesh” pa qare, por ata që do të mbesin në pakicë dhe në shpirtin e tyre të vogëlsisë, do të mbijetojnë si forcë minore, për aq sa me një mit të prirur që nga lufta e drejtë ta nxjerrim doktrinën reale të popullit sovran që vetëvendose. Kuptojeni.
A kemi vetëm në fuqi intelektuale ta bëjmë këtë, dihet se mundësitë janë fare të kufizuara që ta përthekojë botën shumë shpejtë kjo shkollë. Por, këtë luftë duhet ta shoqërojmë me studime të mirëfillta dhe ato t’i distribuojmë në të gjitha meridianët e botës, sepse vetëm ashtu fitorja do të shndërrohet në garanci. Të besosh në këtë realitet, duhet studiuar luftën e UÇK-së, jo vetëm nga këndi historik i lirisë, por edhe nga këndet psikologjike, pedagogjike, logjike, filozofike, dhe drejtësisë universale. Kështu krijohet shanse që shkolla e të drejtave të njeriut, do ta ndryshojë strategjinë, dhe një ditë do të i thotë. Po pavarësisë së vërtetë për Kosovën. E shumicës së popullit pastaj i mbetet që të dëshmohet se lufta pa hile në rrafshin e të drejtave të njeriut të bazohet në luftë edhe më të vendosur, për të drejta të garantuara të pakicave.
Ky realitet është i pashmangshëm në historinë që po vjen, sepse teknologjia këtë fat e siguron. S’ka ma popuj dhe luftëra që do të mbesin anonime. Bota është në Epokën e informatave dhe për këtë fuqi për çdo ditë po bëhet e vogël dhe më e vogël. Po sa informata në të kaluarën kanë mbetur të vdekura, sepse për to nuk kemi informata. Informata pra është bërë fuqi prodhimi më tepër se kurrë më parë.
Edhe një observim shikuar nga këndi shkencor racionalist, Shkolla e Luftës për të drejtat e njeriut, luftën e UÇK-së edhe sot as nuk e shpie në rrugë, as nuk e largon prej saj, sepse nuk ka marrë pjesë në krijimin e asaj filozofie, por as nuk e largon prej “rrugës’ rreshtimit për pavarësi të Kosovës, në rastin konkret, sepse aty në fundin e rrugës disi e dedikuar nga faktori i jashtëm është bërë tërthorazi promotor i saj, vetëm për t’u dukur se kemi të bëjmë me sjellje humane. E vërteta, pa ekuivokë duhet ta dimë se tërë godinën shoqërore, varësisht ku zhvillohet ngjarja, kjo shkollë sot e çon në ajër, sepse frikohet prej ajrit të lirë. Madje, kohë pas kohe, edhe pse neve disi na duket e përafërt dhe “vëllazërore”, madje deri në ekstrem miqësore, kjo shkollë doktrinarë gjeostrategjike tërë shoqërinë shqiptare e zhveshë nga ajri, nga ligjësia, madje me insinuata, me montime aferash, me burgime disa mujore dhe vjetore nëse trillon filozofi se “askush nuk është fajtor deri sa të vërtetohet”. E vet i ka fabrikuar “provat” e akuzave, vet pastaj i asgjëson, vetëm për të krijuar balance në mes viktimës dhe xhelatit, nëpër rastin konkret në Kosovë dhe për Kosovën.
Kërcënimi kolektiv, me Gjykata speciale, madje vetëm për UÇK-në është me tepër se racizëm. Dhe, nuk është larg kjo politikë nga dukuria, kur kjo shkollë e posedon fuqinë koloniale, por jo drejtësinë kurrë. Kjo shkollë në trurin gjysmë të retarduar të disa politikanëve shqiptarë, të cilët vota e turmës i ka bërë të “dijshëm dhe të aftë”, politiken e kanë shndërruar në cirk, e jo në aftësi profesionale dhe institucionale për lumturinë ekonomike të shtetit, popullit. Ky soj i politikanëve po lëvizë çdo kujë helmuese, për t’u bërë lider pa mbulesë. Si të tillë, anëtarët e klanit që i rrethon dhe janë të kurorëzuar në padrejtësi me vetëdije, sepse prijësi ashtu i dirigjon të flasin për korrupsion e vet janë të korruptuar, të flasin për hajni dhe plagjiatura e vet janë të tillë dhe pastaj edhe kur e marrin vesh se çfarë fajesh kanë bërë nuk guxojnë të flasin, vetëm blofojnë dhe bëjnë poza pompoze metrimonike, disi në shpirtin e popullit të plagosur, duket se janë të detyruar të gjallërojë e dirigjojnë me moton: “hetuesit e rendit janë sy qelë’. E kush janë këta “hetues” vetëm një rreth i ngushtë duhet ta dijë, sepse të gjithë hafijet e kësaj filozofie prostitucionale politike duhet të mbesin “dëshmitarë të mbrojtur”.
E ata dhe këta, duhet gjithnjë të mësojnë për të thënë diçka, për të kurdisë diçka. Pa këtë shkollë nuk mund të jetojnë dhe ky realitet është kancerogjene vetëvrasës. Madje ata dhe këta, i marrin dhe i sigurojnë në rrethe të mbyllura, për ta mësuar akuzën (dëshmi) të rrejshme përmendësh. Dhe deri me tash kjo zejtari e tyre ka dështuar totalisht. Çka do të sjellë e nesërmja, dihet, do ta vazhdojnë zejtarinë e vjetër, po nuk iu thyen hundët qoftë individualisht, qoftë kolektivisht. Kështu do të duhej të ishte e pashmangshëm pesha e luftës për drejtësi jo vetëm në Kosovë, ku eksperimentohet me të madhe, sepse vuajtjet e popullit pastaj nuk ka kush t’i objektivizojë në asnjë instancë.
Sot nuk ka vlerë më të shenjët se sa opinioni ynë ta dinë fare mirë dhe pa dilema se vlerat e Luftës së UÇK-së, nëse injorohen dhe politizohen, por edhe kriminalizohen, liria dhe pavarësia do të shndërrohen në tregti pranë tavolinave diplomatike, ku fusnotat janë të gatshme, madje jo në kokë, por ato i kanë në gjepa, sepse shpresojnë se do t’u shpaguhen. Këtë mentalitet trunor ta quajmë, të konceptuar mbrapshtë, të ngritur në deklarata boshe, dhe “koshiqe” pa bletë, duan ta krijojnë sidomos shtresa politike e pa arsimuar dhe konservatore pacifiste në gjenetikë, që përgjon në çdo vend ku gjendesh fizikisht, nëse cilësohesh se je i taborit të neoluftës. Nuk është këtu çështja e taborëve. Prandaj, realitetin e Luftës së drejtë në Kosovë, të gjithë ata që nuk e konceptojnë drejtë, sepse bien ndesh me politikën e tyre neokoloniale, duan se duan ta konceptojnë si “luftë humanitare”. Termë “humanitare” që okupatorin nuk e brengosë, sepse shihet se luftë humanitare nuk ka sepse vrite njerëzit, jeta e tyre nuk shpëtohet. Kështu okupatori ka mbetur në rastin e Kosovës që të përsëritet historia, e ku në fund nuk ka vetëvendosje. Prandaj, çdo gjë për luftë të drejtë, çdo gjë për vetëvendosje, është rreshtimi që ia vënë frikën në palcë çdo grabitqari tani e tutje. Këtu qëndron fama e UÇK-së. (Vijon)