‘Final 4’ i Ligës Ballkanike zhvillohet në shtator

10 prill 2020 | 13:38

Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë ka anuluar gjitha aktivitetet e saja duke e shpall të pavlefshëm këtë edicion.

Megjithatë, Liga Ballkanike e basketbollit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me zhvillimin e fazës finale të kësaj gare. Sipas njoftimit të lëshuar, faza ‘Final 4’ e paraparë të zhvillohet gjatë muajit mars është shtyre për në shtator.

“Për shkak të situatës së krijuar, BIBL merr vendim që faza finale e këtij edicioni e cila do të zhvillohet në qytetin e Pejës, do të zhvillohet në shtator të vitit 2020, ku edhe klubet pjesëmarrëse tashmë janë dakorduar për këtë gjë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ligës Ballkanike.

Në këtë fazë, pjesëmarrëse janë ekipet: Academic Bultex 99, KB Peja, KK Ibar dhe KB Vllaznia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja dhe modelja e njohur Cynna Rogers ndërroi jetë të…