“Final Four” i Kupës për basketbolliste mbahet në Rahovec

06 shkurt 2025 | 18:16

Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, do të mirëpres “Final Four” të Kupës së Kosovës për basketbolliste.

“Final Four” do të mbahet nga data 21 deri më 23 shkurt, ku katër skuadra janë në garë për trofeun e madh.

Në gjysmëfinale të “Final Four” janë përballjet Bashkimi – Junior 06 dhe Prishtina – Penza, të cilat kërkojnë një vend në finalen që do të luhet më 23 shkurt.

Skuadra e Bashkimit është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës dhe të gjitha përballjet në “Final Four” të kësaj gare në Rahovec, pritet të jenë të forta dhe tejet interesante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kandidati për deputet nga…