Finalisti i Kupës vendoset në Drenas
03 qershor 2020
| 17:54
Ndeshja e parë gjysmëfinale e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Feronikelit përfundoi pa fitues (0-0).
Sikurse në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën rastet e shënimit nuk munguan, por rrjetat e portave mbetën të paprekura. Finalisti i Kupës do të vendoset në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Drenas.
Nga ndeshja tjetër finales i është afruar shumë skuadra e Prishtinës, pasi dje në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti skuadrën e Drenicës, me rezultat 3-0.
(V.Z / Epoka e re)