Finalizohet ndërtimi i pendës së ujitjes në lokacionin Jaruha në Junik
20 dhjetor 2019
| 14:47
Komuna e Junikut ka bërë me dije se ka arritur fazën finale ndërtimi i pendës së ujitjes në lokacionin Jaruha.
Kjo komunë ka njoftuar se kjo pendë ofron infrastrukturë të mirë në sektorin e bujqësisë për lagjet “Krasniqi”, “Shalaj” dhe “Gaxherri” të Junikut.
“Komuna e Junikut në kuadër të iniciativës ;Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’, po krijon kushte të mira infrastrukturore dhe qasje të lehtë për qytetarë për zhvillim në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Projekt është financuar nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Bujqësia Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka njoftuar Komuna e Junikut.
/Epoka e re/