Finalizohet padia kundër MASHTI-t

03 gusht 2022 | 16:46

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt takimi i Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjor dhe përfaqësuesve juridik të komunave.

Ky takim kishte për qëllim hartimin model-padisë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat kolektive.

Në këtë takim, pas diskutimeve, është finalizuar kjo model-padi, të cilën komunat do ta paraqesin veç e veç në Gjykatën Themelore dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesit juridik gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Ministritë e lartcekura, si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, ka bërë ndërhyrje në kompetencat e komunave, duke ngarkuar me barrë financiare buxhetet e tyre edhe pse komunat nuk janë palë nënshkruese.

Vlen të ceket se komunat nuk kanë mundësi të planifikimi të buxhetit për zbatimin e kontratave kolektive.

Për shkak të këtyre dy kontratave, komunave i’u janë marrë mbi 35 milionë euro nga buxhetet e tyre e për pasojë kemi mosrealizim të projekteve kapitale, vlerësime jo të mira nga auditori dhe shumë probleme tjera, për të cilat komunat nuk po përkrahen nga niveli qendrore për të gjetur një zgjidhje adekuate.

Si pasojë e kësaj mospërkrahje komunat si person juridik kanë vlerësuar të shtrojnë PADI ndaj MASHTI-it dhe MSH-së.

Padia do të drejtohet për kompensimin e dëmit material si dhe lejimin e mundësisë së planifikimit buxhetor për zbatimin e plotë të kontratave kolektive.

Komunat konsiderojnë se është fakt i pa kontestueshëm përgjegjësia e dy ministrive për të kryer kompensimin e dëmit ndaj komunave duke pasur parasysh Kushtetutën, ligjet që rregullojnë pushtetin lokal dhe ligjet që rregullojnë procedurat financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik ten Hag është treguar shumë i qartë me Manchester…