Finalizohet platforma për dialogun, nesër dërgohet në Kuvend

14 shkurt 2019 | 11:29

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj, pas takimit me liderët e vendit presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se është finalizuar platforma për dialogun me Serbinë.

“Përfundimisht mund t’iu njoftoj se platforma për dialogun e ka marrë formën e vet finale. Kemi pasur takim me tre liderët e shtetit dhe ata i kanë dhënë mbështetje të plotë draft-platformës të hartuar nga delegacioni shtetëror”, ka thënë Limaj.

Limaj ka deklaruar se në orën 15:00 do të votohet kjo platformë, ndërsa nesër pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

“Në orën 15:00 kemi edhe miratimin formal nga delegacioni shtetëror dhe nesër do t’ia dërgojmë Kuvendit. Platforma ka marrë mbështetjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve, të koalicionit qeverisës dhe delegacionit shtetëror”, ka thënë Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompletimi i infrastrukturës, krijimi i politikave favorizuese për bizneset, si…