Finalizohet projekti i ndërtimit të rrugëve që shpijnë në shpellën e Kusarit
15 shtator 2021
| 15:09
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se më pak se një javë, kompania e kontraktuar nga komuna, i ka finalizuar rrugët dhe rrugicat të cilat tash e tutje na shpijnë në shpellën e Kusarit.
Kryetari Gjini ka thënë se ky vend është jashtëzakonisht i bukur dhe është bërë atraksion i preferuar turistik për shumë njerëz anembanë Kosovës.