Finalizohet Projektligji për gjykatën komerciale

15 janar 2021 | 11:37

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për Gjykatën Komerciale, i cili është hartuar me mbështetjen e USAID-it.

“Ky Projektligj do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës, do t’i përmbush nevojat e ekonomisë moderne, si dhe do të prodhojë siguri juridike për bizneset dhe investitorët e huaj”, ka thënë Selimi, duke shtruar se kjo gjykatë do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset.

“Një gjykatë efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të bizneseve do të largojë pasigurinë dhe barrierat me të cilat përballen bizneset aktualisht”.

“Do të ndihmojë bizneset të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë të besueshme, efektive dhe të qëndrueshme; Do të rritë besimin e bizneseve, investitorëve të huaj dhe publikut në sundimin e ligjit në Kosovë”.

“Do të zvogëlojë perceptimin e korrupsionit, duke vendosur transparencë më të madhe në procedura gjyqësore; Po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për të gjitha bizneset, si dhe; Do të përshpejtojë procedurat gjyqësore për bizneset dhe investitorët e huaj”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin Sulavesi të Indonezisë, duke…