Finalja e ëndrrave për Bellingham: Dua historinë
Një finale e Ligës së Kampionëve nuk është kurrsesi një ndeshje si gjithë të tjerat. Nuk është si një ndeshje e radhës. Merrni një shembull, për Toni Kros, kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Realit. Gjermani, ashtu si Modriç, Karvahal dhe Naço, mund të futen në Olimpin e Ligës së Kampioneve, duke fituar trofeun e gjashtë, diçka e arritur deri tani vetëm nga Pako Gento.
Por ndoshta ndeshja fsheh një kuptim edhe më të veçantë për yllin e Realit në këtë sezon, Jude Bellingham, pasi ai përballet me dy klubet e jetës së tij: Borusia e Dortmundit, e kaluara e tij e afërt dhe Reali i Madridit, e tashmja dhe e ardhmja e trashëgimtarit të numrit të Zinedin Zidan (5).
“Dua të bëj një pjesë të vogël të historisë me këtë ekip “, ka deklaruar Bellingam, i vetëdijshëm që nga dita e prezantimit të tij për rëndësinë e Ligës së Kampionëve për klubin e bardhë.
“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se gjatë nënshkrimit, ndodhesha në dhomën me 14 trofetë e Ligës së Kampioneve. Më bëri të dëshiroja të marr një me vete”, tha Bellingham 15 qershorin e vitit 2023 kur veshi fanellën e bardhë për herë të parë në Valdebebas.
Ai do të ketë mundësinë ta bëjë realitet këtë ëndërr të shtunën, në “Wembley”, stadium ku tashmë ka luajtur dhe ka shënuar për Anglinë.
Fati ka dashur që rivali i Madridit të jetë Dortmundi , i cili nuk ka qenë në një finale të Champions League që nga viti 2013, kur Bellingham ishte vetëm 9 vjeç.
Finalja që u luajt, në të njëjtin stadium mitik ku anglezi do të përballet me skuadrën e tij për tre sezone.
Bellingham ka kujtime të shkëlqyera nga Dortmundi, si në nivel sportiv ashtu edhe në atë institucional.
Në fushë ai luajti 132 ndeshje me fanellën verdhezi më të famshme në futbollin botëror, me 24 gola dhe 25 asiste.
Aty ai fitoi titullin e tij të parë, Kupën e Gjermanisë (2020- 2021), të cilëve u ka shtuar tashmë dy (Superkupën e Spanjës dhe Ligën) si lojtar i Madridit.
“Luajtja e këtyre lloj ndeshjesh është arsyeja pse jam këtu në Madrid. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Realin dhe të shënoj gola. Finalja e parë në Champions për mua ka ardhur shumë shpejt dhe dua të shkruar dhe unë emrin tim në historinë e këtij klubi”, deklaroi Bellingham.