Finalja e FA Cup zhvillohet në tetor

27 mars 2020 | 12:55

Finalja e FA Cup në muajin tetor. Është kjo ideja më e fundit e Federatës angleze të futbollit për kompeticionin më të vjetër në ishull.

Rifillimi i sezonit nuk do të ndodhë përpara muajit maj dhe datat e lira janë të pakta duke pasur parasysh që Kupa e Federatës në Angli ka për të zhvilluar edhe fazat çerekfinale e gjysmëfinale dhe për këtë arsye organizatorët po mendojnë që finalja e madhe edicionit 2019-2020 të zhvillohet në muajin tetor.

Një ide e realizueshme kjo gjithmonë nëse në finale do të jenë dy skuadra që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropë nëpërmjet kampionatit pasi në rast të kundërt finalja duhet të zhvillohet përpara fundit të këtij sezoni në mënyrë që fituesja e FA Cup të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Evropa Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe…