Finalja e Kupës në Angli do të zhvillohet me tifozë

15 mars 2021 | 12:31

Më në fund do të ketë një ndeshje futbolli me 20 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Qeveria angleze ka marrë vendim që finalja e Kupës FA të zhvillohet me tifozë të pranishëm në stadium.

Megjithatë, stadiumi legjendar anglez “Wembley” nuk do të jetë i stërmbushur, pasi vetëm 20 mijë tifozë do të lejohen të futen brenda. “Wembley” ka një kapacitet për 90 mijë tifozë, por në ndeshjet e futbollit aty lejohen vetëm 86 mijë persona të pranishëm.

Gjithsesi finalja e madhe e Kupës FA që do të zhvillohet me praninë e shikuesve, do t’i hapë dyert për vetëm 20 mijë tifozë më 15 maj. Aktualisht kjo garë ka arritur deri në çerekfinale, ku Evertoni, Manchester City, Bournemouthi, Southamptoni, Leicester City, Manchester Unitedi, Barnsley dhe Chelsea janë pjesë e saj.

Gjithsesi ky vendim është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët, derisa finalja e Kupës FA do të jetë ndeshja me më së shumti tifozë në Angli që nga marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi doli nga programi i “Për’puthen”, Ana Kauri, bëri një…