![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/DFB-Pokal.jpg)
Finalja e Kupës së Gjermanisë luhet më 4 korrik
11 maj 2020
| 19:09
Kupa e Gjermanisë publikon datat e reja për gjysmëfinalen dhe finale.
DFB-Pokal ka njoftuar për ndyshimin e orarëve në garat e Kupës së Gjermanisë, duke njoftuar tashmë për datën e re të gjysmëfinales dhe finales.
Dy gjysmëfinalet e planifikuara do të luhen më 9 dhe 10 qershor.
Ndeshja e madhe dhe më e rëndësishmja, ajo e finales, do të luhet më 4 korrik.
Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë zyrtare e DFB, ku ndër të tjerash konfirmohet edhe zyrtarisht se edhe liga e tretë e Gjermanisë do të rifillojë.