Finalja e Kupës së Italisë do të luhet me tifozë
30 prill 2021
| 11:43
Shumë shpejt edhe në Itali do të shohim tifozë. Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 19 maj në “Mapei”, në Reggio Emilia, do të jetë e hapur për publikun për një maksimum prej 20% të kapacitetit të stadiumit. Vendimi u njoftua nga nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa:
“CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”.
Vendimi vjen dy javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së spektatorëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020, kusht që UEFA e konsideroi thelbësor për konfirmimin e Romës si qytet pritës.