Finalja e Kupës së Shqipërisë zhvillohet me tifozë
31 maj 2021
| 16:02
Kupa e Shqipërisë luhet me prani të limituar të tifozëve. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të hënën, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.
“Në përgjigje të kërkesës sonë ‘Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë’, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve”, thuhet në njoftimin e FShF-së.
Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, luhet sot ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë, nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.