Finalja e Kupës zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’
17 maj 2024
| 14:01
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, FC Prishtina përmes një postimi në faqen zyretare.
“Finalja e Kupës zhvillohet në Drenas, në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, të mërkurën më 22 maj nga ora 15:00”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. Prishtina e eliminoi Dritën për të arritur në finale, kurse Ballkani rivalin lokal, Suharekën.