Finalja e Ligës së Kampionëve, bastet shpallin fituesin
Tottenham në daljen e saj të parë, ndërsa Liverpool në anën tjetër me pesë trofe në vitrinë veç dy vendeve të dyta. Nëse për nga historia finalja e Ligës së Kampionëve në program për të shtunën në Madrid duket e fiksuar, ashtu është edhe për tifozët dhe bastexhinjtë.
Thuajse gjysma e tyre konsideron si favorite skuadrën e Juergen Klopp. Dyshi në kompaninë e basteve “Planetwin365” kuotohet me 1,98 dhe është përzgjedhur nga jo pak, por 49% e bastexhinjve që kanë vendosur tashmë bastet e tyre. Barazimi ka koeficientin 3,60 dhe është përzgjedhur nga 28% e bastexhinjve, ndërsa “1” në favor të fitores së Tottenham kuotohet me 4,20, e përzgjedhur si alternativë nga 23% e bastexhinjve, raporton “Telesport”.
Në tetë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve është regjistruar gjithmonë shenja “Gol”, e propozuar me koeficientin 1,73, jo rastësisht favorit mbi “Jo Gol” që kuotohet 2,12. “Mbi 2,5 gola” dhe “Nën 2,5” ekuivalentohen në kuotën 1,90.
Rezultati më i mundshëm përzgjidhet barazimi 1-1, kuotuar në 6,88, i ndjekur nga fitorja e Liverpool 1-2 me koefiçentin 8,88, ndërkohë që e kundërta, fitorja e Tottenham 2-1 kuotohet 13,72.