Finalja e Ligës së Kampionëve, ja kush është bukuroshja që do të ndezë atmosferën në stadium
09 maj 2022
| 15:56
Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbajë para ekranit miliona fansa, teksa Liverpool dhe Real Madrid do të luftojnë për të marrë fitoren .
Para betejës do të ketë kohë edhe për pak argëtim. E përzgjedhura për të kënduar në ceremoninë e hapjes së këtij eventi të madh është këngëtarja bukuroshe, Camila Cabello.
E njohur edhe si kompozitore, kubano-amerikania do të përformojë për pesë minuta disa nga hitet e saj më të dëgjuara dhe lajmin e ka dhënë përmes rrjeteve sociale.
“Kam shumë surpriza për ju”, shkruan Camila, e cila ndan shpesh edhe foto provokuese në rrjetet sociale.