Finalja e Ligës së Kampionëve nuk zhvillohet në Stamboll

07 qershor 2020 | 14:45

UEFA po planifikon që finalen e Ligës së Kampionëve ta zhvendosë nga Stambolli  në Lisbonë për shkak të situatës se koronavirusit.

Ky vendim është marrë nga UEFA, kurse do të bëhet zyrtar në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv më 17 qershor.

4 ndeshjet e pazhvilluara të fazës së 1/8-ave planifikohet të zhvillohen në muajin gusht, kurse të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet parashikohet të zhvillohen në Lisbonë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët e Përfaqësues së Kosovës kanë filluar përgatitjet në Brezovicë.…