Finalja e Ligës së Kombeve mund të luhet në ‘Fadil Vokrri’

15 nëntor 2019 | 11:46

Përfaqësuesja e Kosovës ka mundësi të madhe që finalen e Ligës së Kombeve, ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova mbrëmë pas humbjes ndaj Çekisë, edhe zyrtarisht humbi shpresat për një kualifikim të mundshëm përmes grupeve eliminatore.

Mirëpo, Kosova ka edhe një rast tjetër që përmes Ligës së Kombeve ta kërkoj kualifikimin në “Euro 2020”. “Dardanët” takohen me Maqedoninë në Shkup dhe në rast se arrin fitore në finale do të përballen me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eshtrat e katër heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu,…