Finalja e madhe evropiane në ‘Arena Kombëtare’

03 dhjetor 2020 | 15:55

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se “Air Albania Stadium” (“Arena Kombëtare”) mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë.

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri evropian për klube, që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në vitin 2022.  Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale evropiane të këtyre përmasave. Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç, duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim. Gjatë mbledhjes, presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar. Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e…