Finalja e madhe, ShBA-Francë

08 gusht 2024 | 23:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar në finale të basketbollit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ekipi i super yjeve të basketbollit të NBA-së e mposhti në gjysmëfinale Serbinë me shifrat 95:91 për t’u kualifikuar tutje.

Në finale që luhet ditën e shtunë, ShBA-ja do të përballet me Francën që e mundi Gjermaninë me rezultat 73:69.

Për pozitën e tretë do të ballafaqohen ekipi olimpik i Gjermanisë kundër serbëve të prirë nga Jokiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim për…