Finalja Itali – Argjentinë, luhet me 1 qershor nga ora 20:45

30 maj 2022 | 23:40

Kombëtarja e Evropës, Italia (Kampioni Evropian “Euro 2020”) dhe Argjentina (kampione nga Kupa e Amerikës) do të përballen mes vete me 1 qershor 2022.

Ndeshja finale e quajtur “Finalissima” vije pas marrëveshjes mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it. Këto dy shtëpi futbolli do të jenë organizatore të kësaj ndeshje.

Kjo ndeshje finale do të zhvillohet më 1 qershor, në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 20:45.

Kjo do të jetë hera e tretë në histori që një Kombëtare kampione nga Evropa do të takohet me Kombëtaren kampione nga Amerika e Jugut.

Në vitin 1985, Franca kishte mposhtur Uruguain 2-0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mposhti Danimarkën me penallti në Argjentinë.

Italia dhe Argjentina kanë filluar me përgatitjet për këtë ndeshje, e cila pritet që të jetë tejet interesante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adresimi i eurodeputetes Doris Pack, drejtuar tryezes politike te organizuar…