Finalja shkon në vazhdime
11 korrik 2021
| 22:58
Koha e rregullt e ndeshjes finale të “Euro 2020” është mbyllur me rezultat 1-1.
Kampionia e re e Evropës do të vendoset në vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta ose në penallti.
Të parët në epërsi kaluan anglezët në minutën e dytë, nëpërmjet mbrojtësit Luke Shaw. Italia nuk u dorëzua në asnjë qastë dhe kërkoi barazimin të cilin e arriti në minutën e 67-të, kur Leonardo Bonucci arriti të shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e Anglisë dhe shënoi nga afërsia për 1-1.
Siç dihet Anglia është në kërkim të titullit të parë evropian dhe të parit në një turne të madhe që 55 vjet. Ndërsa Italia e kërkon titullin e dytë evropian Anglia e mundi Danimarkën në gjysmëfinale, ndërsa Italia Spanjën.
/Epoka e re/