‘Financial Times’: Trumpi është i interesuar për dy pikat e planit të fitores të Zelenskyt
Financial Times shkruan se presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka shprehur interesim në dy pikat e Planit të Fitores së presidentit ukrainas gjatë takimit të tyre që patën më 24 shtator.
Sipas FT, zyrtarët ukrainas dhe ata evropianë thanë se aleatët e Ukrainës në Evropë dhe ShBA, përfshirë politikanët me ndikim në radhët e Republikanëve, i kanë dhënë këshilla presidentit ukrainas lidhur me formulimin më të mirë të propozimit që do të nxiste një bashkëpunim më të ngushtë mes ShBA-së dhe Kievit.
Tjetri, i zhvilluar fillimisht nga senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i Trump, sipas njerëzve të përfshirë në hartimin e Planit të Fitores, propozoi ndarjen e burimeve natyrore kritike të Ukrainës me partnerët perëndimorë. Trump ishte i “interesuar” në këto dy pika, sipas një personi që ishte pjesë e takimit mes dy liderëve.