Financimi rus, Sali Berisha: PD nuk ka pasur flirt me Rusinë

18 shtator 2022 | 19:12

Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në bashkëbisedim me shqiptarët në Itali nuk la pa përmendur as financimin rus.

Teksa tha se Rama Përdori dosjen për financime ruse për të mbajtur peng Berishën u shpreh se PD nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë flirt me Rusinë që gjatë 2 shekujve të fundit ka mbajtur qëndrimin më armik ndaj shqiptarëve.

“E faktuar është se ai Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financime ruse, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës. PD është partia e parë në Europën ish komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO. Nuk ka pasur dhe mund të ketë flirt me Rusinë që gjatë 2 shekujve të fundit ka mbajtur qëndrimin më armik ndaj shqiptarëve. Sot Rama në mënyrë absolute është avokat i vetëm i politikës filoruse në Europë. Mbron aksin Beograd Moskë. I kërkon Europës mos ti bëjë presion Vuçiç për sanksionet ndaj Rusisë”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry është i "shkatërruar". E gjitha pas i hoqën…