Finlanda emëron kryeministre 34-vjeçaren Sanna Marin
Finlanda sapo ka emëruar kryeministren e saj më të re ndonjëherë – e cila është vetëm 34 vjeçe.
Sipas mediave të huaja, Sanna Marin – aktualisht ministre e Transportit – është zgjedhur për të udhëhequr qeverinë e koalicionit pesë-partishë të vendit, pas dorëheqjes së Antti Rinne.
Kështu, sipas mediave, ajo do të bëhet kryeministri më i ri i vendit ndonjëherë kur të marrë pushtetin javën e ardhshme.
Rinne dha dorëheqjen më herët këtë javë pasi anëtari i koalicionit Partia Qendër tha se kishte humbur besimin tek ai pas trajtimit të tij në një grevë postare.
Marin kuptohet të jetë “udhëheqësi më i ri në botë” dhe është dymbëdhjetë muaj më e re se sa lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili supozohet të jetë 35 vjeç.
“Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin”, u ka thënë Marin gazetarëve pasi fitoi përmes një votimi të ngushtë midis udhëheqjes së partisë.
Marin ka pasur një ngritje të shpejtë në politikën finlandeze që kur u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj Tampere në moshën 27 vjeç.