Finlanda ia dhuron mbi 400 milionë euro në Ukrainë

20 janar 2023 | 15:29

Finlanda ka njoftuar se do të japin donacion të ri prej mbi 400 milionë eurosh në pajisjet e mbrojtjes për Ukrainën.

Në këtë donacion nuk përfshihen tanket “Leopard 2”, për të cilat është thënë më parë se do t’i dërgojë, pa u marrë vesh me aleatët, raporton “BBC”-ja.

Gjithashtu, ky donacion do të trefishojë vlerën e ndihmës së mbrojtjes, totali i të gjitha do të barazohet prej 590 milionë eurosh, ka sqaruar Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

“Kjo pako nuk përfshin tanket ‘Leopard’, por përbëhet nga armatim dhe municion”, ka thënë Miika Pynnonen, këshilltar special i ministrit të Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri i Princit Harry “Spare” është bërë kryefjala botërore dhe…