Finlanda jep mbi 8 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
01 shtator 2022
| 17:11
Finlanda ka njoftuar se do të japë 8.3 milionë euro ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, sipas “The Guardian”.
Gjatë një deklarate, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen, ka thënë se derisa “lufta e Ukrainës vazhdon, nevoja për ndihmë mbetet e lartë”.
Finlanda i ka dhuruar deri më tani Ukrainës 92.3 milionë euro. Ministria finlandeze e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë përfshinte paketa apo afatin kohor për dorëzimin për arsye sigurie.