Finlanda kërkon ndihmën e BE-së për ndaljen e fluksit të emigrantëve nga Rusia

19 prill 2024 | 15:31

Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, ka thënë kryeministri finlandez, Petteri Orpo. Vitin e kaluar, Finlanda ka mbyllur kufirin e saj të gjatë me Rusinë pas rritjes së numrit të personave që hynin në shtet, përfshirë shtetas të Sirisë dhe Somalisë. Helsinki ka akuzuar Moskën se po i përdorë si armë emigrantët kundër tij dhe BE-së. Por, kjo akuzë është hedhur poshtë nga Kremlini. “Ne po përgatisim një legjislacion, por ne na duhen edhe masa nga BE-ja”, tha Orpo, pa dhënë më shumë detaje.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës që ka zhvilluar së bashku me shefen e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në kufirin që Finlanda ndan me Rusinë.

Ndërsa Von der Leyen ka deklaruar se KE-ja po punon ngushtë me shtetet e origjinës së emigrantëve dhe shtoi se pajtohet me qëndrimin e Finlandës.

“Ajo çfarë shohim është se një shtet po instrumentralizon njerëzit e varfër për të ushtruar person ndaj një shteti tjetër, prandaj qartësisht kjo është një çështje e sigurisë”, ka thënë ajo.

Masat për të zgjidhur çështjen e emigrantëve nga Rusia duhet të jenë të tilla që të krijojnë një balancë mes mbrojtjes së sigurisë së kufijve dhe obligimeve ndërkombëtare, ka thënë ajo. Duke ndjekur shembullin e Polonisë dhe Lituanisë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, Qeveria finlandeze po harton një legjislacion që do t’iu lejonte rojeve kufitare të ndalojnë që azilkërkuesit nga Rusia të hyjnë në Finlandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është…