Finlanda mbyll katër pika kufitare me Rusinë
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka bërë të ditur se vendi i tij do t’i mbyllë disa pika kufitare me Rusinë, raporton “BBC” të enjten.
Orpo ka thënë se katër pika kufitare në jug do të mbyllen në mesnatë të premten, ndërsa dy në veri do të qëndrojnë të hapura për aplikimet për azil.
Finlanda ka parë një rritje të rasteve të kalimeve ilegale nga Rusia në ditët e fundit, shumicën e rasteve nga qytetarë të shteteve të treta.
Orpo e ka akuzuar Rusinë se qëllimisht po i ndihmon njerëzit pa dokumente adekuate që të kalojnë kufirin me Finlandën.
Kryeministri ka thënë se pikat kufitare Vaalimaa, Nijiamaa, Niirala dhe Imatra do të mbyllen. Në këto pika në juglindje të vendit janë parë rritje të kalimeve ilegale nga qytetarët nga shtetet si Siria, Jemeni e Iraku.
Pikat kufitare në Salla dhe Vartius, në veri, do të mbesim të hapura për azilkërkuesit.
75 azilkërkues arritën në Finlandë të mërkurën, siç kanë bërë të ditur rojat kufitare.
Autoritetet finlandeze thonë se personat që po vijnë në vendin e tyre, shkojnë në mënyrë të ligjshme në Rusi para se të udhëtojnë në kufi e të futen në Finlandë dhe të kërkojnë azil.
Kryeministri finlandez ka akuzuar Rusinë se qëllimisht po i bën këto.
“Është e qartë se këta njerëz po ndihmon dhe po transportohen në kufi nga rojat kufitare”, ka thënë Orpo.