Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën në vjeshtë

04 korrik 2022 | 12:00

Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.

Gjatë një konference për media sot në Prishtinë, Tuppurainen tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Unë thash që tani është koha tani dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.

Tuppurainen së bashku me ministri e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe folën për gazetarët pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen. Kosova ka përmbushur kriteret e BE-së për këtë proces dhe Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar një vendim pozitiv për këtë çështje, por një vendim për vizat ende nuk është marrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea po kërkon me çdo kusht transferimit e Matthijs de…