Finlanda pezullon transportin hekurudhor me Rusinë
Treni i fundit nga Shën Petersburgu ka mbërritur në Helsink të dielën mbrëma, që shënoi fundin e lidhjes hekurudhore midis Rusisë dhe Finlandës.
Kompania finlandeze e Hekurudhave (VR) ka pezulluar përkohësisht trenat nga Rusia, të cilët kanë qarkulluar rregullisht që nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
Shumë rusë kanë shfrytëzuar rastin në javët e fundit për të lënë atdheun e tyre me tren. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, mijëra njerëz janë larguar nga Rusia që nga agresioni. Teksa vendet e BE-së ndërprenë lidhjet ajrore me Rusinë, shumë prej tyre zgjodhën fluturimet nëpërmjet Turqisë, Serbisë ose përmes rrugëve hekurudhore ose rrugore.
Lidhja nuk ishte e hapur për të gjithë njerëzit. Në tren mund të hynin vetëm qytetarët e Rusisë dhe Finlandës që kanë vizë dhe dëshmi të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19. Shumica e pasagjerëve ishin rusë që jetonin, punonin ose studionin në Evropë.
Vetëm nga Rusia nga 24 shkurti në Finlandë kanë mbërritur rreth 700 njerëz çdo ditë me tren.