Finlanda pro aplikimit në NATO, Medvedevi paralajmëron Perëndimin për rrezikun e një luftë bërthamore

12 maj 2022 | 12:22

Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia janë një hap larg anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake, shkruan “Skynews”.

Dmitry Medvedev, ish-president, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka thënë se një konflikt i tillë me NATO-n mbart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore.

“Vendet e NATO-s që vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, të stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, të dërgojnë mercenarë dhe stërviten pranë kufijve tanë po rrisin mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë. Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore. Ky do të jetë një skenar katastrofik për të gjithë”, tha ai në një postim në llogarinë e vet në “Telegram”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka…