Finlanda të mërkurën pritet ta paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO
14 maj 2022
| 22:41
Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën e saj për anëtarësimin në NATO të mërkurën. Kështu ka bërë me dije për Aftonbladet ministri i jashtëm, Pekka Haavisto.
“Ne kemi një përgatitje për kërcënime tradicionale ushtarake, shkelje të hapësirës ajrore dhe në det, madje edhe shkelje të kufirit tonë tokësor”.
“Ambasadori i Finlandës i NATO-s në Bruksel do të dorëzojë fizikisht aplikimin”, ka thënë Haavisto.
(Sh. Rexhaj)