Ky është vendi më i lumtur në botë
15 mars 2018
| 14:52
Për këtë vit vendi më i lumtur në botë është Finlanda, duke e tejkaluar Norvegjinë që ishte e para vitin e kaluar, sipas raportit vjetor të OKB-së.
Raporti “Lumturia e Botës” bën matjen e mirëqenies subjektive, sa të lumtur ndjehen personat në vendet ku janë dhe pse.
Vendet nordike zakonisht paraqiten në top pesëshen e listës, përderisa shtetet e prekura nga lufta dhe një numër i vendeve të Afrikës Sub-Sahariane rregullisht paraqiten në pesëshen e fundit.
Burundi ishte vendi më së paku i lumtur në botë, duke u vendosur në këtë pozitë në vend të Republikës së Afrikës Qendrore.
Shqipëria renditet në vendit e 112 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë për vitin 2018, duke qenë e fundit në Evropë, pra më e palumtura.